Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith druhej se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të arratisej apo frikësonte dëshmitarët, ndaj kërkoi dërgimin e tij në paraburgim.

Në lidhje me këtë deklaratë avokati Tom Gashi i ftuar në Ora News tha se kjo nuk ishte diçka që nuk është pritej prej Kryeprokurorit Jack Smith meqenëse për arsye të ngjashme është bërë publike dhe ngritja e aktakuzës para se aktakuza të konfirmohet

Tom Gashi ne Ora News: Kjo nuk është diçka që nuk është pritej prej Kryeprokurorit Jack Smith meqenëse për arsye të ngjashme është bërë publike dhe ngritja e aktakuzës para se aktakuza të konfirmohet.

Kjo ka ndodhur më 24 qershor të këtij viti ndërsa aktakuza kundër Thaçit dhe të tjerëve është ngritur në 24 prill. I bie është hera e parë që bëhet publike se dikush është akuzuar para se të konfirmohet aktakuza.

Dhe Prokurori pretendon se ka prova apo indicie që për shkak të veprave që janë jashtëzakonisht të rënda për të cilat është akuzuar ish presidenti Thaçi, janë masa, dënime drakonike.

Nuk është befasi sepse në ligjin për Gjykatën Speciale për vepra të tilla parashikohen dënime jashtëzakonisht të rënda përfshi dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

Për shkak se tani është bërë publike pjesërisht aktakuza, sipas tij mund të ekzistojë akuza e arratisjes por gjithmonë ka ekzistuar sipas prokurorisë dhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë megjithëse sipas tyre ata kanë prova që z. Thaçi dhe të tjerë kanë tentuar në mënyrë të kundërligjshme të ndërhyjnë në rregull të Gjykatës Speciale.

Gashi tha se pavarësisht numrit të bërë publik të dëshmitarëve, në anën e Prokurorisë mund të jenë mbi 200 dëshmitarë.

Thaçi është intervistuar në Hagë edhe në vitin 2019 edhe pse e ka mohuar, kujton Gashi.

Tom Gashi ne Ora News: “Duke qenë se kemi të bëjmë me presidentin e shtetit, është paksa e çuditshme fakti përse e ka fshehur që ka qenë i ftuar edhe më herët përvec atyre ditëve në cilësinë e të dyshuarit.

Unë besoj duke e njohur shumë mirë Thaçin ai ka pasur një bindje jashtëzakonisht të formuar dhe besuar se nuk do të ftohej asnjëherë si akuzuar në Gjykatën Speciale, pa marrë parasysh se ai është intervistuar në cilësinë e të dyshimtit dhe anjëherë si dëshmitar.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini.