Tokat e “zaptuara” në Kakome/ Çështja në gjykatën e Vlorës, banorët: Nuk lejojmë ti vjedhin!

Tokat e “zaptuara” në Kakome/ Çështja në

Banorët e Nivicës protestuan kundër një vendimi të Gjykatës Administratrive Gjirokastër për çështjen e pronave në Kakome. Banorët thonë se kanë dokumente të rregullta, por tokën u kanë zaptuar tre persona me mbështetjen e politikës dhe drejtësisë.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ema Shaholli, ka shpallur të mërkurën moskompetencë në trajtimin e çështjes së pronave në Kakome, ku banorët e Nivicës kanë paditur Kadastrës.

Vendimi e kthen çështjen në Gjykatën e Vlorës, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve të Nivicës.

"Si ka mundësi ta çojnë në Vlorë kur ne ASHK e kemi në Sarandë."

Me pankarta në duar, ata hodhën akuza ndaj sistemit të drejtësisë dhe krerëve të qeverive ndër vite.

"Pronën time do ta bëjë shteti fshat turistik!"

 Banorët thonë se bëhet fjalë për rreth 20.5 hektarë tokë, për të cilën ata pretendojnë pronësi përmes ligjit 7501 bazuar në dokumente.

Por ndërsa në Hipotekë nuk ua regjistrojnë, thonë se tokat i kanë uzuruar tre persona.

"Do ta mbrojmë pronën ashtu siç mbrojmë atdheun!"

Me paralajmërimin se do të përshkallëzojnë protestat për të mbrojtur tokën, banorët e Nivicës bënë kallëzim ndaj gjyqtares.

Vendi Lajme proteste Sociale banoret tokate ne kakome

EMISIONET