Shënohet një tjetër viktima nga Covid-19 në vend.

Ndërron jetë një 45-vjeçare nga Fushë Kruja me profesion farmaciste.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë publik nga Urdhri i Farmacistëve.

“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti). Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Xhire!”

Ndërkohë, kjo është viktima e Covid-19 e shënuar ditën e sotme.

Në total numri i personave që kanë humbur jetë nga koronavirusi ka shkuar në 126.

Lexo edhe: Ndërron jetë 43-vjeçarja në Infektiv, shkon në 124 numri i viktima

Ndërron jetë 27-vjeçari nga Kavaja, ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik