Ata që ndodheshin në seancën e sotme gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë për sanitaren e spitalit thonë se në një moment  Tire Alldervishi është parë të përlotet. Ka qenë pikërisht momenti kur dëgjonte vendimin e argumentuar të gjyqtares së gjykatës penale të Tiranës Rexhina Merlika.

Lexo dhe: “Të abuzohet me këtë ndjenjë është jashtëzakonisht e rëndë” Vendimi i Gjyqtares për Tiren e “Covid 2”

Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg

“Gjykata e çmon që kjo vepër duhet t’i sugjerojë akuzës që ta kualifikojë në kuptim të paragrafit të fundit të mashtrimit për shkak të pasojave të rënda të sjella.

Në këtë kuadër e gjithsesi brenda konfigurimit të kësaj vepre, qofte dhe të mashtrimit në paragrafin e parë sikur të ishte dhe një vlerë e limituar marrë parasysh sensibilitetin e situatës, gjendjen në të cilën ndodhet publiku shqiptar, por dhe ai mbarëbotëror në raport me këtë sëmundje që ka sjellë pasoja të mëdha  në kuptimin ekonomik por dhe në kuptimin psikologjik të të gjithë shtetasve që përjetojnë një lloj frike, terrori, të abuzohet me këtë lloj ndjenje është diçka jashtëzakonisht e rëndë.

Lexo me shume: “Sikur më premtove që do e rregulloje dorën… Mund të gjesh dhe tjetër më të lirë…” Mesazhet e Tires për vajzën e pacientes në “Covid 2”

Dhe Gjykata nuk vë në diskutim fare masën e sigurimit me arrest qoftë më afat apo pa afat, siç kërkohet nga mbrojtja, por është masa më evidente që të parandalojë në çdo lloj mënyre, çdo lloj veprimi qoftë edhe lindjes së një  mendimi që në këtë lloj situate të krijohet ky lloj abuzimi. Të abuzohet me këtë lloj ndjenje është jashtëzakonisht e rëndë.