Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit Covid 2 e cila u arrestua për mashtrim pas denoncimit të vajzës së një pacienteje, të cilës i kishte marrë 8 mijë euro.

E pandehura u paraqit në seancë ndërsa avokatët e saj kërkuan ndryshimin e masës me argumentin se ish sanitarja e ka kaluar Covidin, po pavarësisht kësaj nuk është negativizuar dhe mund të bëhet burim për infektimin e të paraburgosurve të tjerë.

Avokatët pretenduan se Alldervishi nuk përbën rrezik për të prishur provat pasi ajo nuk është më në punë, ndërsa vijon të jetë ne gjendje te rënduar psikologjike.

Po pavarësisht pretendimeve të avokatëve, përfaqësuesi i akuzës ishte kundër ndryshimit të masës me argumentin se nuk ka ndryshuar asnjë gje në pozitën e të akuzuarës.

Ndërkohe Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me rastin pasi ka dyshime se Alldervishi ka përdorur të njëjtën skemë mashtrimi edhe me të akuzuar të tjerë.

Organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë kerkesën për masën arrest me burg edhe për infermieren e spitalit Covid 1, e cila akuzohet se i vodhi një sasi parash një pacienti duke i marrë edhe kartën e bankës.

Ajo akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyren, ndërsa gjithcka është zbuluar nga kamerat e sigurisë së bankomatit ku ishte bërë tërheqja.

LEXO EDHE

“Sikur më premtove që do e rregulloje dorën… Mund të gjesh dhe tjetër më të lirë…” Mesazhet e Tires për vajzën e pacientes në “Covid 2”

“Dyshohet se Tirja nuk ka vepruar e vetme…” Gjykata kërkon ndryshimin e veprës penale, Sanitarja e “Covid 2” mbetet në burg