Tiranës i shtohen dy mandate, Doracaj: 800 mijë shtetas duhet të rinovojnë kartat e ID

Tiranës i shtohen dy mandate, Doracaj: 800 mijë shtetas duhet të

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 25 prillit, Dibra dhe Gjirokastra do kenë nga një deputet më pak krahasuar me 2017.

Komisioni Rregullator me 5 vota pro këto dy mandate i transferoi në Tiranë.

“Qarkut Dibër i pakësohet një mandat, nga 6 mandate në 5. Qarkut Gjirokastër i pakësohet një mandat, nga 5 në 4. Qarkut Tiranë i shtohen 2 mandate.”

Para se Rregullatori të votonte pro shpërndarjes së re të mandateve, u mbajt një seancë dëgjimore me kreun e gjendjes civile Bledar Doracaj. Anëtarët e Rregullatorit kërkuan shpjegime se pse janë bërë ndryshimet e vendbanesave pa pëlqimin e qytetarëve.

“Një shtetas shqiptar nuk ka përmbushur një detyrim ligjor, i cili brenda 30 ditësh duhet të vetëdeklarojë adresën ku ai banon aktualisht dhe jo ku ai banon virtualisht. Shteti mori përsipër ta bëjë këtë.”

Drejtuesi i gjendjes civile nënvizoi se 800 mijë shtetas do të duhet te rinovojnë letërnjoftimin e identifikimit në rast të kundërt do te privohen nga shërbimet e tjera, si dhe nga e drejta e votës.

Vendi Lajme mandat Aktualitet zgjedhjet 25 prill 2021 ID

EMISIONET