Zjarr në një rrobaqepësi te rruga “Budi” në afërsi të rrugës së Elbasanit, në Tiranë.

Rrobaqepësia është në pronësi të një 37 vjeçari, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale.

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepësinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton Policia.

Flakët kanë mbërritur edhe në katet e tjera të pallatit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktari.

Tre zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve, pavarësisht se kanë hasur vështirësi për shkak të rrugicës së ngushtë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e pajisjeve elektrike që mund të jenë harruar ndezur, teksa biznesi ka qenë i mbyllur ditën e sotme.

Sakaq janë evakuuar edhe banorët e tjerë të zonës dhe bizneset e tjera në afërsi të vendit të ngjarjes.