Tiranë: Vrau të moshuarin pas konfliktit për pronën, arrestohet 37-vjeçari

Tiranë: Vrau të moshuarin pas konfliktit për pronën,

U raportua fillimisht si vdekje natyrale por këmbëngulja e familjarëve bëri që të zbulohet se jemi përpara një vrasjeje.

Bëhet fjalë për një 61-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht në kryeqytet në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, pranë prokurorisë së Tiranës.

Viktima është Dorian Latollari 61-vjeç, ndërsa autori i ngjarjes, e cila u zbardh vetëm pas 48 orëve nga policia është Fatmir Demiri 37-vjeç, banues në Tiranë, ish-ushtarak, i dënuar më parë për dezertim.

Policia thekson se 61-vjeçari është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë. Fillimisht u mendua si vdekje natyrale po pas ekspertizës së bërë nga policia ka rezultuar se jemi përpara një vrasjeje.

Policia njofton se nga hetimet ka rezultuar se autori i vrasjes është 37-vjeçari Demiri, i cili e ka qëlluar me sende të forta dhe grushta, pasi sherrit që dyshohet se ka qënë për arsye pronësie.

I vënë perballë ketyre fakteve 37-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit.

Vendi Lajme arrestim vrasje Lajmi i fundit Kronike tirane konflikt prone

EMISIONET