Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Tiranë.

Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.” – njofton policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën “Papa Gjon Pali”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijën e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.