Tiranë, tentoi të përdhunojë të miturën, prangoset 40-vjeçari

Tiranë, tentoi të përdhunojë të miturën, prangoset

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, njeri prej tyre i shpallur në kërkim.

Policia e komisariatit nr. 5 bëri arrestimin në flagrancë i shtetasit R. L., 60 vjeç, pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim M. N., 40 vjeç, për veprën  penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.” – njofton policia.

Ndërkohë, u arrestuan në flagrancë të shtetasit:

-Xh. H., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

-S. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Toptanëve, u kap duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme perdhunim tirane prangoset tentoi te mituren

EMISIONET