Kryeqyteti është zgjuar të martën në një situatë kaotike me trafikun. Për drejtuesit e automjeteve ai ky është kthyer në një fenomen të përditshmëm.

“Është shumë problem, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Nuk ka zgjidhje ky muhabet. Gjithmonë kjo histori është”, tregon drejtuesi i automjetit.

Reshjet e shiut e rëndojnë ende më shumë situatën. Jo rrallë herë kanë humbur punën dhe takime të rëndësishme për shkak të kohës së gjatë të pritjes.

“Dihet tani, ku u thua jam në trafik të gjithë tregohen të mirëkuptueshëm”

“Është e zakonshme për pikat e takimit që kemi gjatë punës, nuk mund të llogarisim as kohën se kur mund të mbërrish”, shprehen drejtuesit e automjeteve.

Edhe punimet në rrugë të ndryshme e përkeqësojnë ndjeshëm trafikun.

“Shumë, jashtë mase, sidomos në kohë me shi, rrugët janë ngushtuar, punime gjithandej, dhe nuk dimë nga të shkojmë, edhe karburant harxhojmë shumë”, tregon drejtuesi i automjetit.

Qytetarët apelojnë për një zgjidhje, pasi në këtë mënyrë nuk arrijnë dot të menaxhojnë kohën dhe as të përballojnë shpenzimet.