Tiranë, shpërndante kanabis, prangoset 30-vjeçari

Tiranë, shpërndante kanabis, prangoset 30-vjeçari

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga 30-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në zonën e "Myslym Shyrit". Procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme dozash me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparate celular.

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar "Zona”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Po në kuadër të operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi M.P." - njofton policia.

Shtetasi E. M. posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen e saj në zonën e "Mysylm Shyrit", Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Në zonën e "Mysylm Shyrit", ku mbrapa një karburanti policia ka konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P.

Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithsej 720 gramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vendi Lajme Kronike tirane kanabis shperndarje

EMISIONET