Një grup i shpërndarjes së drogave të forta në periferi të Tiranës është vënë në pranga nga policia e cila sekuestroi 1.8 kilogramë heroinë. Organizator i aktivitetit kriminal sipas policisë, ka qenë një person që u kap në flagrancë duke shkëmbyer lëndën narkotike me anëtarët e tjerë të grupit edhe pse ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata për shkak të akuzave të ngritura më parë ndaj tij po për çështje droge.

Një grup i shpërndarjes së drogave të forta, të llojit heroinë u arrestua në Tiranë ndërsa organizator i këtij aktiviteti kriminal dyshohet se është një person me precedent penal që ishte lënë në masën arrest shtëpie nga gjykata.

58 vjeçari me inicialet S.H ishte arrestuar edhe më parë nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve dhe aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Grupi shpërndante heroinë në zonë e Alliasit në Tiranë. Në pranga kanë rënë në tre persona.

Te arrestuar – S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike);
Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” ;

R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po u shisnin te rinjve 200 gr heroine- “Operacioni i koduar “Allias” u krye me datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë” informoi sot policia e Tiranes

58 vjeçari u arrestua para banesës me një sasi lënde narkotike heroinë që do ua shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë bashkë me këtë shtetas.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë dhe një 34-vjeçare.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve S. H., Sh. M. dhe R. Xh., dhe për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, po në ngarkim të shtetasit S.H., si dhe për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në ngarkim të 34-vjeçares.

Efektivat e këtij sektori kishin marrë informacion në rrugë operative se i dyshuari po tentonte t’ju shiste rreth 200 gr heroine dy të rinjve me iniciale Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për mashtrim dhe R. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se në kuadër të këtij hetimi u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.

Organizatori i grupit ka qënë dhe më parë i arrestuar dhe aktualisht ishte me masë sigurie  “Arrest në shtëpi” po për krime që lidhen me lëndët narkotike. 

Gjatë operacionit, para banesës shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë 58 vjecarin bashkë me dy të rinjtë, me një sasi lënde narkotike heroinë.

Më pas nga kontrollet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Bazuar në hetimet e kryera policia dyshon se tre të arrestuarit dhe dy bashkëpunëtorët e tyre në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Dosja penale ndaj tyre I është referuar prokurorisë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së  narkotikëve”, në bashkëpunim, dhe “Armëmbajtja pa leje”.