Një punëtor ndërtimi, 55 vjeç ka rënë nga lartësia duke përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet.

“Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.  

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.