Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese ku u plagos ditën e djeshme një 25-vjeçar.

Inxhinieri ka ishte përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Po ashtu, është proceduar penalisht pronari i firmës ndërtuese të pallatit në ndërtim.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.