Arrestohet në flagrancë i shtetasi A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ai duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur  kontrollin  dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar 4 këmbësorë.

“Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”,  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur  kontrollin e mjetit,  dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.