Një vajzë 8 vjeçare u përplas nga një makinë ndërsa një 78 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti që i mori jetën të moshuarit ndodhi sot rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë.

Mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, informoi sot policia e Tiranës.

Po sot policia arrestoi në flagrancë shtetasin O. P., 29 vjeç, “pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.