Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në kryeqytet. Policia thotë se rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune ndaj dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.