Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 25-vjeçari, banorët: Ambulanca u vonua 30 min, ishte gjallë!

Bllokimi i rrugës "Alush Frakulla" në zonën e Lanabregasit ka bërë që ambulance por dhe policia të mos futen në një vendngjarje që ndodhi pasditen e kësaj të marte. Një 25 vjeçar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen ndërsa familjarët akuzojnë institucionet shëndetësore për neglizhencë.

Babai i tre fëmijëve dhe vetëm 25 vjeç, është detyruar të mbledhë materiale të riciklueshme për të ushqyer të vegjlit, madje duke venë edhe në rrezik jetën.

Duke kërkuar hekura ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në kabinën në rrugën "Alush Frakulla" të Shkozës.

Familjarët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë lajmëruar dhe autoritetet duke akuzuar se autoambulanca u vonua për ti dhënë ndihmën e parë.

Thonë se ndihen të diskriminuar pasi I përkasin komunitetit rom.

Mes lotëve dhe dhimbjes këmbëngulën që trupin të mos e dërgonin në morg.

Pas nëj debate të gjatë me forcave të rendit pranuan që të zbatonin kërkesën e autoriteteve, por për shkak të rrugës së prishur u detyruan që të ndierin ta transportonin me barrel deri te autoambulanca.

https://youtu.be/2OSbNTdCWgE

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike tirane nderron jete rryma elektrike

EMISIONET