Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë i vogël ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” ku motori me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.