SPAK dhe policia e Tiranës ka arrestuar disa punonjës në institucionet publike në kryeqytet

Personat nën hetim të përfshirë në veprimtarinë kriminale janë 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshëm.

Arrestimet nga ana e policisë së Tiranës janë bërë me urdhër të SPAK.

Të arrestuarit akuzohen se duke shpërdoruar detyrën lëshonin libreza për punësim, në mënyrë abuzive.

Në bashkëpunonin me njëri-tjetrin këta punonjës, pasi kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë edhe pse gjendeshin në shkelje deklaronin të kundërtën me pas duke marrë ryshfet plotësonin librezën duke shënuar se nuk është konstatuar shkelje.

Hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë histori ndërsa mësohet se shuma që ato merrnin shkonin deri në 1 mln lekë të vjetra.

Pas përfundimit te operacionit Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “arrest me burg” për dy persona nën hetim, “arrest në shtëpi” për nëntë persona si dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për tre persona nën hetim.

Arrest me burg:

Niko Nika

Hazis Lura

Arrest në shtëpi:

Eda Myftari

Ihsan  Hasani

Franc Daija

4-Ilir Hoxha

Ornela Balla

Johana Sinani

Arjan Gjoka

Evald Bejaj

Pezullim të ushtrimit të detyrës:

Luiza Metani (Goduni)

Diana Hysi

Marinela Sulmina (Hysi)

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.