Një djegie makine ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.