Tiranë: Kanosi pronarin e lokalit me thikë, arrestohet 22-vjeçari algjerian

Tiranë: Kanosi pronarin e lokalit me thikë, arrestohet

Një 22-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës në Tiranë.

Ai ka prishur qetësinë publike në një lokal në rrugën 'Ibrahim Rugova', dhe ka kanosur me thikë pronarin.

''Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika'', informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme Kronike tirane lokal thike kanosje algjerian

EMISIONET