Tiranë, hidhet nga pallati një 30-vjeçar

Tiranë, hidhet nga pallati një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është hedhur nga pallati ku banonte në zonën e Yzberisht.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë  në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vendi Lajme Kronike tirane pallati hidhet

EMISIONET