Tiranë e pësojnë 41 shoferë, 15 ndëshkohen me gjobë dhe heqje patente

Tiranë e pësojnë 41 shoferë, 15 ndëshkohen me

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga ana e policisë rrugore të cilët udhëtonin tej normave të lejura dhe në gjendje të dehur. 15 prej tyre policia thotë se u ka hequr patentën, ndërsa 2 të tjerë u arrestuan. Policia rrugore ka bërë të mundur dhe ndalimin e një shtetasi që ishte në kërkim dhe pa patentë.

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policia rrugore përgjatë orëve të natës pasi janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë monitorimit me radar sipas policisë mësohet se 15 drejtues janë ndëshkuar të cilët u konstatuan duke lëvizur me shpejtësi nga 141 km/h - 157 km/h.

Ndaj tyre janë vendosur sanksionet administrative dhe pezullimet e lejeve te drejtimit.Krahas tyre janë ndëshkuar dhe 14 drejtues mjetesh të tjerë me masë administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Ndëshkime nga policia ka patur dhe për shoferët të cilët qarkullojnë me automjetin e tyre duke qenë nën efektin e alkoolit. Sipas bluve 12 drejtues janë kapur në gjendje të dehur, dy prej të cilëve janë arrestuar në kushtet e flagrancës pasi njëri rezultoi me 0.64 mg/l, ndërsa tjetri 0.53 mg/l.

Gjithashtu gjatë kontrolleve me Radar dhe verifikimit të të dhënave personale, u be i mundur identifikimi dhe me pas kapja ne flagrance e një personi të shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Policia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi.

Po në tiranë gjatë të shtunës u ndëshkuan dhe 23 shoferë të tjerë, 15 prej të cilëve udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe nën efektin e alkoolit. Krahas tyre janë ndëshkuar dhe 4 drejtues mjetesh të cilët janë konstatuar në sheshin “Nënë Tereza” duke bërë drifting.

Nga ana e forcave “Shqiponja” dhe patrullave të policisë rrugore janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.

Vendi Lajme gjoba policia rrugore patenta Aktualitet

EMISIONET