Një automjet është djegur plotësisht pas rënies së një zjarri në rrugën “ Thoma Goxhaj” në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e sotme në orën 02:50.

‘’Gjatë natës, rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A’’, informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(Foto ilustruese)