Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”, Tiranë.

Janë rrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje në banesash, I. I, 28 vjeç, dhe E.S, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dy të arrestuarit futeshin në shtëpi të ndryshme duke i vjedhur atyre bizhu dhe shuma të ndryshme parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.

  • Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.
  • Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.
  • Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.
  • Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.
  • Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.
  • Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.
  • Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.