Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Disa komisariate në kryeqytet i kanë arrestuar këta persona për posedim droge, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

“Arrestohet në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.