Tiranë, 11-vjeçari largohet nga shtëpia para 8 ditësh, policia në kërkim të të miturit

Tiranë, 11-vjeçari largohet nga shtëpia para 8 ditësh,

Një djalë i mitur rezulton prej ditësh i humbur dhe familja i është drejtuar Policisë me kallëzim për zhdukjen e tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi Ylli Dalipi 35 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur Roid Dalipi.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij, por kontaktet ai i ka humbur me familjen 8 ditë më parë, që me datë 28 korrik.

Familjarët kanë pretenduar në polici se momenti i fundit ku e kanë parë të njohurit ka qenë kur ka dalë nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi, i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar për të mos u kthyer më.

Vendi Lajme policia Kronike tirane kerkim i mituri largohet

EMISIONET