Rrugët e Tiranës janë një ndër shqetësimet e shumta të banorëve në kryeqytet. Në zonë e spitaleve në gjendja e rrugëve është e degraduar, ndërkohë banorët deklarojnë se prej vitesh nuk është investuar në të. 

Në çdo pjesë të saj Tirana vuan mungesën e investimeve në rrugë, qofshin ato kryesore apo edhe dytësore.

Prej kohësh nuk investohet në to, ndërsa banorët duhet të përballen çdo ditë me këto probleme.

Rruga në foto ndodhet në zonën e spitaleve në kryeqytet, një zonë e populluar, por duket se askush nuk ëhtë kujdesur të zgjidh shqetësimet e banorëve. Ata ankohen për një trotuar.

“Nuk ka një trotuar, do hipi në mal të Dajtit për të kaluar. Rruga është më keq se qeveria”.

 Ndërkohë kanalizimet dhe sinjalistika të tjera mungojnë. Shqetësim është edhe për drejtuesit e automjeteve, apo  banorët e zonës.

“Shumë rrezik është për të gjithë, shoferët e kalimtarët. Kështu ka qenë gjithmonë”.

Përballë një gjendje të till banorët e Tiranës, shprehen se ndihen të pafuqishëm për të zgjidhur problemet e tyre, adresimi i tyre në bashki bëhet gati i pamundur.