Mungesa e trotuarëve në kryeqytet ka vështirësuar së shumti kalimin e këmbësorëve në disa rrugë. Të shumtë janë ata qytetarë që janë detyruar të ecin në korsinë e makinave, duke rrezikuar edhe jetën.

Ndërtimet pa kriter, krijimi i korsive të biçikletave apo dhe zënia e hapësirave nga biznese të ndryshme kanë ngushtuar tej mase hapësirat e rrugëve për kalimtarët.

Të shumta janë lagjet e kryeqytetit ku pothuajse nuk ka trotuar.

Mungesa e trotuarëve e bën të pamundur kalimin e lirë të qytetarëve.

Këmbësorët thonë se shpeshherë ndihen të rrezikuar.

Më problem situata është pë rata prindër e gjyshër që shëtisin fëmijët me karroca.

Ata i bëjnë thirrje bashkisë Tiranë të marrë masa për sisteminim e rrugëve, të cilat janë kthyer në një stres të vërtetë.

Kjo problematikë, e cila prej kohësh është shqetësuese për këmbësorët por jo vetëm, sipas ekspertëve rrugorë kërkon menaxhim të detajuar, pasi janë edhe një rrezik i shtuar për aksidente.