Udhëtimi drejt bregdetit ka qenë një mision i vështirë, për shkak të fluksit të lartë.

Rrugët në kryeqytet janë thuajse të zbrazura, ato pak automjete, shkaktohet më së shumti nga dasmorët, që nuk ngurojnë që përmes efekteve të lajmërojnë këdo për kalimin e karvanit.

Shpesh herë semaforët nuk kanë asnjë makinë për të orientuar.

Jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe frekuentimin e plazheve të dielën, edhe urbanët lëvizin bosh në kryeqytet.

Të paktë janë qytetarët që kanë dalë të pushojnë pak çaste në parqet e kryeqytetit.

Disa për shkak të pamundësisë për të shkuar në plazh, e disa për shkak të frikës nga pandemia e coronavirusit. 

Për ata që s’kanë mundësi tjetër zgjedhje veç Tiranës, edhe mjediset çlodhëse si parku “Rinia” kanë shumë probleme.

Por ndërkohë që rrugët e Tiranës janë thuajse të zbrazura, në bregdet numri I vizitorëve ishte i lartë.