Tifozët e Vllaznisë "shfaqen" në stadium, ja çfarë pritet në ndeshjen kundër Tiranës

Në prag të ndeshjes me Tiranën, tifozët e Shkodrës kanë vendosur  flamurin gjigant të Vllaznisë në tribunën qendrore të stadiumit.

Tifozët kuq e blu nuk mund të jenë të pranishëm në stadium për shkak të pandemisë, dhe për këtë arsye kanë vendosur  flamurin më të madh që është shpalosur në stadiumet shqiptare deri më sot.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore, luhet nesër në ora 13:00 në stadiumin Loro Boriçi.

Vendi Sport Lajme shkoder tirana vllaznia flamur gjigant

EMISIONET