“Ti më bën të të dua dhe të jem versioni më i mirë i vetvetes”, këngëtarja e njohur merr vendimin e rëndësishëm

Demi Lovato dhe partner i saj, Max Ehrich prej pesë muajsh janë duke shijuar romancën e tyre.  Edhe në kohën e izolimit nga koronaviruasi për të mos qëndruar larg njeri-tjetrit, Demi dhe Max vendosën ta kalojnë së bashku karantinimin dhe qëndrimi në shtëpi i ka bërë që të lidhen më shumë dhe të marrin vendime të rrëndësishme.

Së fundmi ka qenë Demi ajo e cila nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram”  ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur. Ajo dhe  i dashuri i saj kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ajo ka postuar disa foto teksa shihet në krahët e Max-it e  veshur me të bardha dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse në fytyrë.

Krah imazheve të bukura nuk kishte si të mungonin dhe fjalët e zemrës nga këngëtarja.

“Kur isha një vajzë e vogël, babai im i lindjes gjithmonë më quante "partneren e tij të vogël" diçka që mund të dukej e çuditshme pa kaubojin e tij jugor si theks. Për mua kjo kishte kuptim të përsosur. Dhe sot kjo fjalë përsëri ka kuptim të përsosur, por sot zyrtarisht do të jem partnerja  e dikujt tjetër.

@maxehrich

E dija se të kam dashur  që në momentin që të takova.

Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka provuar. Unë kurrë nuk jam ndjerë aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mi). Ti kurrë nuk më bën presion të jem asgjë tjetër përveç vetes. Dhe ti më bën të dua  dhe të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar të pranoj dorën tuaj në martesë. Unë të dua më shumësesa mund ta shpreh , por jam gati  për të filluar një familje dhe jetë me ty.  Do të të dua përgjithmonë zemra ime. Partneri im. Kjo është e ardhmja jonë!”- shkruan ajo.

Pas problemeve të shumta shëndetësore që ajo pati nga varësia ndaj lëndëve narkotike, këto kohë Demi ka qëndruar larg telasheve dhe duket se për këtë po e ndihmon edhe Max.

Showbiz Lajme Vip/spektakël Demi Lovato Max Ehrich Instagram Fejese

EMISIONET