Grupimi “Mbroj Demokracinë” starton sot në platformën “Change.org” një peticion ku kërkohet

Konstatim mbi shkeljen e Rregullores së Kuvendit nga Kryeministri Shpërfillje e Rezolutës Nr. 11, 2006 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.

Si bazë për këtë “Mbroj Demokracinë” ka marrë për bazë një pjesë të fjalës së kryeministrit Edi Rama në parlament më datë 30 korrik 2020.

Kryeministri i Shqipërisë, duke iu drejtuar një deputeti të opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, ka deklaruar ndër të tjera se: ”Im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qënë në anën e duhur të historisë […] Ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë […] Ju jeni një kopje e zezë e të shkuarës, që i turreni të kuqes si demi, por në fakt jeni e zeza. […] Ti je bisht i një lopate. […] Ju jeni një bashkësi karikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. […] Ti je një ballist i lodhur. […] Nuk e di a mund të marrësh me mik provimin e gjuhës shqipe në klasën e 9-të. Ti dhe disa të tjerë këtu. Edhe shumë të tjerë që janë atje jashtë.”

Në vitin 2016 shumica parlamentare, me përkrahje të komunitetit ndërkombëtar (OSBE, BE, ShBA), por pa atë të opozitës (atëherë PD), miratoi Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili në Nenin 6 ndalon rreptësisht shfaqjen e formave të diskriminimit dhe stereotipizimit si dhe përdorimin e gjuhës, e cila nxit urrejtje e përçarje.

“Edhe pse Kryeministri ka humbur besueshmërinë, si brënda ashtu dhe jashtë Shqipërisë, vlen të kujtojmë që vetëm në shkurt të këtij viti në Bruksel, gjatë Konferencës së Donatorëve organizuar nga Komisioni Evropian, përballë gjithë botës së solidarizuar me Shqipërinë e tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit, Kryeministri deklaronte se: “Lufta e dytë botërore u pasua në Shqipëri për katër dekada e gjysëm nga forma më brutale e diktaturës komuniste“. Gjithashtu gjatë inagurimit të Bunk’Art në datën 19 nëntor 2016 ai foli duke thënë se: „Bunkeri është një memorial kushtuar kujtimit me mendje, me zemër, por dhe me sy të viktimave të terrorit komunist.” dhe “Kush harron të kaluarën e hidhur është i dënuar ta rijetojë atë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e grupimit “Mbroj Demokracinë”.

Nismëtarët:

Adriana Spahiu-Gjoka
Alda Papamihali
Anda Gjakova
Aqif Plaku
Arben Seferi
Azmi Toptani
Bertin Christelbauer
Besmir Semanaj
Dafina Selimi
Dritan Çoli
Egin Ceka
Eneida Hamzaraj
Enkeleida Çelaj
Fisnik Lang
Idri Tati
Iris Toto
Landa Grembi
Luçiana Fosa
Malva Hatibi-Krainz
Matilda Seferi
Merita Beci
Miranda Dragusha
Ragip Dragusha
Ramiz Selimi
Zamir Kabo