Ti i hoqe vizat apo Berisha? Basha zgjidh dilemën: Rama është kthyer te sateliti im, merret vetëm me mua dhe opozitën

Ti i hoqe vizat apo Berisha? Basha zgjidh dilemën:  Rama është

Për Lulzim Bashën, fushata anatemuese që po bën kundërshtari politik i tij Edi Rama ndaj kandidatëve të opozitës nuk është fare problem për të.

"Rama është kthyer në satelitin tim dhe merret gjithë kohës me opozitën dhe me mua personalisht.Fushata ime dhe e PD ia ka arritur qëllimit" thotë Basha.

Ai garanton se brenda vitit të parë të qeverisjes do të kemi nisur negociatat e anëtarësimit në BE.

"Ju garantoj se në procesin e integrimit do të ecim me të njëjtën shpejtësi si Sllovenia dhe Kroacia" shprehet Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Ramën se ka shpërndatë për oligarkët 2,2 miliard euro nga paratë e shqiptarëve nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-vë.

Basha ka theksuar sërish rëndësinë e taksës së sheshtë për ekonominë shqiptare, pasi forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit.

"Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë  vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro.  Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para.

E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin. Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit. Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit".

Deklaratat Basha i bëri në emisionin "Opinion". Kur u pyet nga gazetari B;endi Fevziu për një nga spotet elektorale ku thotë unë i hoqa vizat dhe unë e futa Shqipërinë në NATO, nëse kjo është meritë e tij apo Berishës ai tha këtë përgjigje.

 "Ky spot nuk është bërë për ty Blend, as për gazetarët që ke këtu.Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë".

Vendi Lajme lulzim basha Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET