Thumbon Visjan Ukcenaj: Në Shqipëri bën film kushdo!

Thumbon Visjan Ukcenaj: Në Shqipëri bën film kushdo!

Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët më të pëlqyer të humorit në Shqipëri. I ftuar në emisionin "Ditë e Re" mëngjesin e sotëm Visjani ka treguar eksperiencën e tij si baba dhe një familjar i përkushtuar gjithashtu nuk ka lenë anash dhe thumbat mbi kinematografinë Shqiptare.

I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se çfarë do zgjidhte midis spektaklit të humorit dhe një filmi të mirë padyshim që ai u përgjigj pa hezituar fare për filmin. Për këtë arsye ai ndihet keq me atë çfarë po ndodh ditët e sotme në kinematografi. Për Visjanin nuk ka një kinema të mirëfilltë ashtu siç pretendojnë artistët e vërtetë të ketë.

"E dashuroj teatrin edhe filmin, sigurisht që mua më vjen keq dhe më le për të dëshiruar fenomeni që Shqipëri nuk ka kinema ashtu siç pretendojmë ne që kemi mbaruar shkollën  të ketë. Sigurisht që edhe tregu është shumë i varfër"- shprehet ai.

Veç të tjerash ai nuk harron të shtojë se në Shqipëri film mund të bëjë kushdo dhe kjo për të është vërtet diçka problematike dhe shqetësuese.

"Këtu filmi e ka marrë tagrin për të bërë film kushdo dhe kjo është diçka problematike. Se të bëjë film kushdo dhe të quhet artist, regjisor, kushdo është problem. Nuk mund të quhet regjisor një njëri që nuk njeh, bazën e regjisë, regjisorët e mëdhenj, teknikat, nuk di komunikimin me aktorin , është një shkollë e tërë . Ata që shohim ne në televizor, idhujt tanë nuk janë rastësisht aty , ata kanë bërë një kalvar eksperiencash .Sigurisht, një regjisor i dobët nxjerr dhe Al Pacionon të dështuar. Është shumë vështirë të kesh një regjisor të mirë edhe një skenar të mirë me të cilin ti të shkëlqesh. Ne shohim shtetet fqinje të cilët kanë marrë pjesë në Netflix me filma fantastikë"- shton aktori.

Showbiz Lajme Thashetheme teater #kinematografi Visjan Ukcenaj Shqipri kinema

EMISIONET