Ndizet merkatoja e futbollit në aksin Paris-Madrid.

Sipas francezes “L’Equipe”, Kylian Mbappe është vetëm një hap larg Real Madrid.

21-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022 dhe klubi francez po bën të pamundurën për të rinovuar me të, por talenti e ka refuzua vazhdimisht një rinovim kontrate.

Sipas prestigjozes transalpine, pas kësaj situate ndodhet Real Madrid që i ka kërkuar Mbappe-së vetëm të mos rinovojë duke i premtuar kalimin në Madrid në verën e ardhshme.

Në rast se ylli francez nuk rinovon atëherë ai do i bashkohet madrilenëve në verë për afro 100 milionë euro.

Real Madrid dhe PSG kanë raporte të mira ndërmjet tyre dhe një marrëveshje nuk shikohet si e pamundur.

Në garë për Kylian Mbappe është edhe Liverpool.