Sot, një turra vrap histerik fallsifikimesh historike, letrare, artistike, nën kushtrimin e një provincialiteti primitiv-mediatik ka krijuar një ortek kulturor- historik antivlerash në shoqërine postkomuniste, po aq të rrezikshme për të ardhmen sa vetë komunizmi me realsocializmin si art i i shpëlarjes së truve të turmave, me antivlera dhe manipulim simulim në ngritjen e llumit kulturor social si promovim vlerash.

Këta njerëz duke menduar se e drejta e të shkruarit , artit skenik e grafic, letersisë e muzikës është vetëm e drejtë e atyre që pranoheshin dhe pranohen nga taborri real-socialist, duke vënë veten në pozita gjykatesi, ngaqë i duket sikur po i heqin priviligjen e të shkruarit apo rëndësinë e parëndesisë së parardhësve të tyre, kanë ngritur bazamentin e tyre social, të psiqikës emocional-kulturore si elitë postkomuniste me nostaligjinë komuniste.

Ky lloj alla soji, ndërsa betohen për rrëzimin e sistemit komunist duan të na mbeten gjallë me veprën qe kanë në realsocializem duke krijuar një antipod të asaj letërsie dhe arti si liri demo(n)kratike duke lëshuar taborret e hijenave, të cilët e identifikojne veten me artin dhe artistët e realsocializmit si kompleks i mungesës së integritetit dhe personalitetit individual, pa-aftesisë, diletantizmit, pasi janë mësuar të jetojnë me”artin e masave” si vulg shërbimi nëpërmjet manipulim-simulimit.

Këta janë ata që bërtasin më fort për dekomonustizimin me krijimtarinë e artit socrealizmit.

Kësaj armate i vijnë në ndihmë ata kopjacë banalë që duan të hiqen si modernë por tradhëtohen që në çfaqjen e parë estetikisht me pamje tip delegatë Kongresesh Partie.

Këta janë ata që gënjejnë e manipulojnë, fallsifikojnë , vjedhin e kopjojnë dhe vlersojnë njëri-tjetrin duke ngritur llumin mbi llum në baltovinën politike-mediatike, kulturore.

Ky soj mediokriteti është një makabritet, jo pse përdoret nga ky llum mitomanësh permanent të pakurueshëm, po kur kjo bëhet pjesë e kulturës, administratës, shoqërisë si një grehinë e fallsitetit që degradon në një tragji-komedi kombetare, kemi gjëndje të pashprese. Froid, shkruan, “Njeriu kamuflohet po nuk ndryshon”

Nuk del dot prej lëkurës së tij. Ja pra si gjuha erdhi aty ku dhëmb dhëmbi. Kush nuk do të jetë i sinqertë…. ? Kush i trembet sinqeritetit…? Ai/ajo që ka dicka, ose ka një qellim të keq apo të mbrapsht për ta zbatuar. Ja pra na del dhe një rrjedhojë tjeter, Ai/ Ajo që nuk është i sinqertë është dhe meskin, dhe shpirt vogël, dhe mendje mbyllur dhe….. Si politika, arti, letersia para aftësisë së mosaftësisë si modele janë ato që separi janë udhëhequr nga morali dhe norma e ballafaqimit me të vertetën Shollohovi Lauruar me cmimin Nobel në 1965, na mëson, “Një shpirt i madh mund të mos bëhet artist i madh, por një shpirt i vogël (meskin) nuk mund të bëhet kurrë artist i madh”.

Nje tjetër shkrimtar e filozof i quajtur Albert Camus, dhe ky i lauruar me cmimin Nobel në 1957, në fjalimin e tij kur mori cmimin Nobel tha, ” Betohem për dy gjëra , do të themë gjithmon të vërtetën dhe do të denoncojë dhunen”. Pont’s Pilati kur e pyeti Krishtin,- Cke bërë o njeri që të urrejnë kaq shumë njerëzit?!- Krishti ju gjegj- Themë të vërtetën. -Pilati, – Po çtë duhet e vërteta mos e thuaj! – Krishti, – Thuaj te verteten dhe je e Lire.”

Këto ditë Museum of Art in Boston, do të hapi një pavion me pikturat e mija, ku janë vlersuar si nje risi e shek 21, harmoni e përkryer e impresionizmit Monet me Picasso ku denjesisht mbi ta qëndron SYC.”

“Një nga pikturat e mija në Museum. U bo deti kos hajde kapim të gjithë nga një lugë. I gjithë rruzulli nuk ka artistë sa ka Shqipëria”

Kjo pikturë është titulluar kërcu për mi samor