"Thonë se dashuria nuk vdes kurrë" Robert Aliaj në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Robert Aliaj ditën e sotme ka dhënë një lajm të hidhur për të dhe familjen.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook" Roberti  ka njoftuar se vëllai i tij, piktori dhe skenografi Rexhep Aliaj është ndarë nga jeta.

Krah fotove të vëllait, Roberti ka shkruar disa fjalë mjaft të ndjera për të, duke treguar se në këto kohë të vështira pandemie, i duhet ta mbajnë hidhërimin brenda.

"Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin? R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj"

Showbiz Lajme humb jeten robert aliaj

EMISIONET