Një 27-vjeçar shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane.

Ai akuzohet se ka qëlluar disa herë me thikë ish të dashurën e tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Largo Marconi, në rrethin e San Salvario në Torino, ku shqiptari sulmoi me thikë, ish të dashurën, një 20-vjeçare greke.

Studentja mori disa goditje në gjoks, bark dhe qafë.

Telefonata në polici nga disa kalimtarë që ishin dëshmitarë të ngjarjes, bëri të mundur bllokimin e sulmuesit shumë pranë skenës së krimit dhe gjetjen e thikës së përdorur.

Gruaja u transportua me urgjencë në spitalin Mauritian ku edhe po merr ndihmën mjekësore.