Këngëtari i njohur, Robert Berisha në një intervistë për “Prive” ka treguar më shumë për jetën e tij. Ai është ndalur konkretisht edhe te arrestimi në Gjermani.

Roberti tha se e ka provuar burgun që në moshën 17-vjeçare. Si instrumentist me grupin “Ilirët”, ai dhe pjesëtarët e tjerë kishin shkuar për koncert në Gjermani dhe ishin burgosur nga policia.

Më tej këngëtari ka zbuluar edhe arsyen e arrestimit. Ata kishin qëndruar tre muaj në Gjermani me një vizë dy javore. Roberti tha se i mbajtën vetëm një ditë në burg, por për shkak të ngjarjes e ka pasur të ndaluar udhëtimin në Europë për 10 vite.