Një grua do hetohet pasi ka thyer ligjin e karantinës, në Mirafori të Italisë.

Ajo është denoncuar nga fqinjët e saj të cilët e panë duke lëvizur nëpër lagje, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë pasi rezultonte me koronavirus.

Gjoba për shkeljen e karantinës është 400 euro, por pasi ajo rezultoj pozitive do të hetohet nga policia.

“Ata janë thjesht spiun”, tha gruaja 65 vjeçare, për policinë e komisariatit të Mirafiorit, “Unë jam pozitive, por jam asimptomatike unë  mund të dal nga shtëpia  për të hedhur mbeturinat”.

Interpretimi i saj  i rregullave i lirë i kushtoj asaj një ankesë në polici për faj të fqinjve.