“Thesaret” e odave të Shkodrën, ekspozitë me fotografi nga monumentet e trashëgimisë e shtëpive tradicionale

Odat karakteristike të Shkodrës, thesare të trashëgimisë u prezantuan në një ekspozitë fotografike në Shkodër në kuadër të ditës ndërkombëtare të monumenteve.

Odat karakteristike të Shkodrës u ndërtuan për të qenë të veçanta në çdo kohë.

Të mbushura me detaje dhe elementë, brenda ruajnë thesare të historisë së qytetit dhe familjeve që kanë banuar në to.

Fotografja Rozafa Shpuza I prezantoi ndryshe përmes ekspozitës  "Odat n'Odë".

Në focus Portat, oxhakët, orenditë, apo qilimat tradicional shkodranë, nga banesat e  Pashko Vasës, Jubanëve, Çekejve, Oso Kukës, Mukejve dhe Bekteshëve.

Rozafa Shpuza: Kam mbetur e shtanguse s ekëto shtëpi me këto dyer të mëdha brend akanë ato vlera. Në kam fotografuar me shumë endje dhe shpresoj që kjo ekspozitë të jet ënjë jehonë për këtë qytet.

Pasuri e pamata e trashëgimisë jo vetëm të një qyteti.

Por pronarët e shtëpive karakteristike që kanë mbetur nuk e kanë të lehtë për ti ruajtur.

Engjëll Çeka: Jam munduar për t'i ruajtur dhe t ëkem kujdes. Janë 10 monumente kulture, ku 5 nuk janë më.

Ekspozita për Odat e Shkodrës erdhi në kuadër të ditës ndërkombëtare të monumenteve dhe kishte për qëllim promovimin e vlerave të qytetit mbi 2500 vjeçar i cilësuar si kryeqendër e kulturës shqiptare.

Vendi Kultura Lajme shkoder Aktualitet fotografi oda

EMISIONET