Themeluesi i America’s Got Talent, pëson aksident, thyen shtyllën kurrizore

Themeluesi i America’s Got Talent, pëson aksident, thyen

Simon Cowell, i cili mban firmën e krijimit të America’s Got Talent, është rrëzuar nga biçikleta në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë dhe është shtruar në spital.

Sipas avokatit të tij, Simon po provonte një biçikletë të re elektrike dhe për shkak të pakujdesisë ai u rrëzua duke marrë fraktuara në shtyllën kurizore, por nuk dihet ende sa sa shumë dëmtime ka pësuar.

Për të nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë. Në vitin 2017 ai është rrezuar nga shkallët e shtëpisë së tij.

Rikujtojmë se Simon Cowell është njeriu që ka krijuar America’s Got Talent dhe ka vijuar me ture të ndryshme nëpër botë duke krijuar spektaklet si X Factor dhe Pop Idols.

Showbiz Lajme Muzikë Thashetheme biciklete elektrike Simon Cowell shtylle kurizore

EMISIONET