Ditën e djeshme  në shumë media online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës.

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”– thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni.

Ky lajm mesa duket ka qenë i rremë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka treguar se kjo intervistë është shpikur dhe se ajo vetë nuk ka thënë asnjë fjalë të tillë.

Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”– shkruan Çiljeta.