Thaçi në Hagë, Gashi: Tashmë është thuajse jashtë skenës politike

Thaçi në Hagë, Gashi: Tashmë është thuajse

Presidenti Hashim Thaçi u paraqit për të dytën ditë rresht në prokurorinë speciale në Hagë sot për tu pyetur nga prokurori special për aktakuzat e ngritura ndaj ti.

Pas seancës së djeshme 7 orëshe ku u shpreh se u bënë vetëm shkëmbime teknikalitetesh mes avokatit dhe prokurorit, Thaçi u fut sot rreth orës 13:00 por pas përfundimit ai nuk është prononcuar për mediat.

Në një intervistë për RTV Ora, avokati Tom Gashi u shpreh se Presidenti Thaçi është me një "këmbë" jashtë skenës politike pavarësisht se ai nuk do që të lëshojë postin e tij.

Tom Gashi: Politisht Hashim Thaçi është thuajse jashtë skenës politike. Në të mirë të shtetit të Kosovës duhej që ai të jepte dorëheqje. Llogaritjet politike janë për ata që e mbështesin si dhe për vetë Thaçin derisa të gjendet personi adekuat dhe i përshtatshëm për ta. Në asnjë variant të mundshëm Thaçi nuk do ta dorëzojë postin e tij edhe pse është i ftuar si i dyshimtë për krime shumë të rënda. Askush nga ne nuk do që ato akuza të vërtetohen. Haptazi Hashim Thaçi po jep sinjale që nuk do që ta dorëzojë postin e tij sepse në bazë të Kushtetutës së Kosovës, në momentin që ai jep dorëheqje, do ta ushtrojë funksionin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si kryetare e Parlamentit të Kosovës.

Ndërkohë që PDK është shprehur se ende nuk ka një ftesë ndaj Kadri Veseli për tu intervistuar, Gashi u shpreh se ai ka qenë më parë në Hagë.

Gashi: Kadri Veseli ka qenë më herët i intervistuar teksa mbetet e paqartë sepse Hashim Thaçi ka mohuar që të jetë intervistuar atje. Intervistimi i tij është bërë pa marrë parasysh që shumica prej ish komandantëve të UÇK-së janë mbrojtur me termin juridik "në heshtje". Ata kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos folur respektivisht e tu përgjigjen pyetjeve të prokurorit special në Hagë. Mendoj që është një taktikë e mirë juridike por tashmë gjithçka po bie në ujë pasi këta kanë qenë zyrtarë të shtetit të Kosovës në vitin 2015 dhe është bërë një presion i paparë deputetëve të Kosovës për ta votuar këtë gjykatë me pretendimin se do ta pastrojë luftën e UÇK-së. Mendoj që ka qenë gabim pasi Kosova nuk duhej ta kishte votuar kurrë këtë gjykatë.

Rajoni Lajme Kosovë aktakuza ndaj thacit hashim thaci ne hage tom gashi

EMISIONET