Një nga marrëdhëniet më të komentuara të shoëbizit shqiptar ka qenë ajo e Bleros, me gruan e tanishme Afronën dhe ish bashkëshorten Teuta Krasniqi.

Blero dhe Teuta, janë shprehur se vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie miqësore për hir të vajzës Tara, ndërsa së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari rrëfeu dhe një fragment të takimit të Teutës dhe Afronës.

Ester Bylyku: Ti dhe Teuta jeni treguar shumë të civilizuar duke mbajtur marrëdhënie të mira për hir të vajzës. Por a jeni nga ata njerëz aq të hapur sa të dilni për darkë ti me Afronën, dhe Teuta me familjen e saj?

Blero: Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë.