Teuta merr lajmin e mirë para aventurës në Europa League, ekipi rezulton negativ për Covid-19

Ekipi i Teutës ka marrë një lajm pozitiv para fillimit të aventurës në Europa League.

Përmes një postimi në Facebook, skuadra durrsake, njoftoi se përgjigjet e tamponeve të kryer për futbollistët dhe stafit teknik kanë rezultuar negative.

Teuta do të përballet kundër ekipit Beitar Jerusalem FC më 27 gusht në stadiumin Niko Dovana.

Postimi i ekipit Teuta në Facebook

KF Teuta ka marrë përgjigjet e tamponëve të kryer ditën e martë për Covid-19. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ.Skuadra do të kthehet në Durrës të dielën nga Puka, ku po përgatitet për ndeshjen e UEFA Europa League kundër Beitar Jerusalem FC, që do të zhvillohet të enjten dt, 27.08.2020 në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”.