Në mënyrë që të mbroheni nga sëmundjet dhe infeksionet, gjëja më e rëndësishme, sipas ekpertëve është të ndërtojmë imunitetin e trupit tonë dhe kjo arrihet nëpërmejt ushqimeve që ne konsumojmë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 23 milionë njerëz në të gjithë botën sëmuren çdo vit vetëm duke konsumuar ushqim të kontaminuar.Më poshtë kemi një listë më ushqime, të cilat ndihmojnë në krijimin e imunitetit të trupit tonë.

  1. Bajamet
    Sipas hulumtimit, bajamet forcojnë me sukses sistemin imunitar, janë të pasura me vitaminë E dhe fibra dhe gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Këto lëndë ushqyese mund t’ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj më shëndetshëm.
  2. Farat e lulediellit
    Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, ndihmojnë në zhvillimin e fetusit dhe mbajnë zemrën më të shëndetshmë.
  3. Papaja
    E pasur me antioksidues, papaja është një zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme plot përfitime për sistemin imunitar. Për shkak të përbërjes së saj, papaja bëhet një aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër inflamacionit, kancerit dhe në të njëjtën kohë ka një efekt të dobishëm në sistemin e tretjes.
  4. Kivi
    Është e pasur me vitaminëC, vitaminë K dhe vitaminë E.Kivi mund të ndihmojë ndaj astmës dhe të forcojë sistemin imunitar. Gjithashtu mund të parandalojë me sukses gjendje të tilla si ftohjet dhe gripin.
  5. Xhenxhefili
    Ky ushqim lehtësisht i disponueshëm është vërtet i fuqishëm.Ndihmon në lëhtësimin e dhimbjeve dhe rrit aftësin e trupit tonë në luftimin e infeksioneve dhe viruset.
  6. Ushqime deti
    Kanë në përbërjë të tyre lëndë ushqyese, një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave dhe përmbajnë zink i cili ndihmon në sistenmin imunitar, gjithashtu zvogëlon rrezikun e diabetit.
  7. Spinaqi
    Spinaqi është një aleat i shkëlqyeshëm në arritjen e shëndetit dhe është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, i cili nevojitet për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.
  8. Shalqiri
    Ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe zvogëlimin e inflamacionit në trupin tonë.